Të tjera lajme

Filloi testimi I specializantëve në Tetovë

Ka filluar testimin i specializantëve privatë të cilët janë paraqitur për punësim në institucionet publike shëndetësore. Testimi për specializantët e Tetovës dhe Gostivarit ka filluar sot në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në kuadër të Universitetit të Tetovës. “Në Tetovë sot testohen 57 kandidat, specializantë privat janë të Tetovës, 14 të Gostivarit. Në sistematizimin e Tetovës ka vende për 28 specializantë, do të pranohen kurse janë paraqitur 40 për specializme private, kështu që besoj se komisioni do të mer parasysh vetëm kandiatët të cilët kanë aplikuar qysh vitine kaluar. Sepse, edhe këtë vit ka pasur specializime në janar ose shkurt.Komisionet janë formuar dhe uroj që kandidatët të kalojnë mirë dhe uroj të pranohen vetëm ata kanddiatët që meritojnë që të jenë aktiv dhe të punojnë dhe të japin kontribut në shëndetësinë publike. Presim të ketë testime edhe në Shtip dhe në Manastir dhe me këtë e rumbullaksojmë punësimin e 300 specializatëve privat”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, gjatë vizitës që realizoi sot në testimin i specializantëve privatë në Tetovë. Në ndërkohë, Taravari është pyetur edhe për problemetg që shfaqen me mungesën e insulinës çdo herë në vit kur ka procedurë të tenderimit rreth furnizimit. Këtë vit, është vendosur që procedura për furnizim me insulinë të bëhet çdo dy vite. “Këtë vit, komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur që shpallja për furnizim të bëhet çdo dy vite, pasi që mendojmë që është më racionale, nuk ka nevojë që shpallja të bëhet çdo vit por çdo dy vite. Ka përfunduar shpallja, është nënshkruar marrëveshja, nuk ka pasur mungesë, besoj se askund nuk ka mungesë të insulinës apo preparateve që përdoren për diabet”, deklaroi Taravari.Taravari mohoi se ka pasur mungesë, që siç tha ka mundur të ketë mungesë dy ose tre ditë, por ka pasur preparate që e kanë zëvendësuar, por është tejkaluar ajo situatë. Ndërkaq, më pas Ministri i Shëndetësisë është pyetur për mungesë e ndërhyrjeve në repartin e ortopedisë shkaku i mungesës së materaileve. Ai tha se nuk ka informacione por drejtori Agim Berisha e konfiroi problemin dhe se shumë shpejt do të tejkalohet. Deklarata Agim berisha -drejtorShoqata e Personave me Diabet kërkon nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisionit Kombëtar për Diabet të sigurojnë pompa të insulinës për pacientët me diabet të tipit 1. Sipas tyre, në vend vetëm 300 pacientë kanë pompa të insulinës, që është një mjet modern për matjen e diabetit, ndërsa mijëra pacientë të tjerë me diabet të tipit 1 nuk mund të përfitojnë nga ky mjet i teknologjisë së re.

Të fundit