Ju lutemi që, lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku kemi humbur më të dashurit tanë, të mos spekuloni dhe të mos kërkoni protagonizëm mbi dhimbjen e familjes sonë.
Në këto momente jashtëzakonisht të rënda, Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Republikës së Kosovës na janë gjendur pranë me përkushtim e profesionalizëm, duke na ofruar mbështetje të vazhdueshme. Për këtë u jemi thellësisht mirënjohës.
Ju lutemi ta respektoni dhimbjen dhe privatësinë e familjes sonë dhe të prisni vetëm informacionet zyrtare që do të bëhen publike nga familja dhe institucionet përkatëse.
Faleminderit








