18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Flet Nazmi Dauti nga KKZ – Tetovë; Deri në ora 24, u dorëzuan 13 lista për këshilltarë, ja cilat janë

Sekretari i komisionit komunal zgjedhorë në Tetovë, Nazmi Dauti pasi orës 24 është prononcuar për media rreth procesit të dorëzimit të listave nga ana e partive politike dhe dy iniciativave qytetare.

“Deri në orën 24 në komisionin komunal zgjedhorë në Tetovë në përputhje me regulloren e KSHZ-së, deri te Komisoni Komunal Zgjedhor janë dorëzuar 13 lista me kandidat për këshilltarë nga të cilat dy janë iniciativa qytetare dhe 11 subjekte politike” tha Nazmi Dauti përcjellë Top24.

Partitë politike që kanë dorëzuar lista janë:

1.Bashkimi Demokratik për Integrim
2.Lëvizja Besa
3.Aleanca për Shqiptarët
4.Alternativa
5.Partia Demokratike Shqiptare
6.Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë
7.VMRO-DPMNE
8.E majta
9.Integra
10.Partia Demokratike e Turqëve
11.Partia për emancipimin e Romëve
Lista të pavaruara qytetare

1.Lista “Më mirë për Tetovën”
2.Iniciativa Rezisto

Të fundit