28/06/2022
31.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Flet pronari i objektit te Mavrovasja: Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet për t’ia dhuruar

Pronari i objektit te Mavrovasja, Mevludin Aliti në deklaratë para mediave tha se ai është pronari i objektit që u dogj nga zjarri dhe se nuk janë të sakta informacionet se ai nuk ka qenë i qasshëm për policinë.

“Mund lirisht të shihni se ditën e parë kur erdhën, unë isha aty, ua dhashë dokumentet për objektin”, tha Aliti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se vjet ka gjetur mjet eksploziv në objekt dhe se sivjet i është djegur dhe se kanë kaluar 50 ditë ende nuk dihen arsyet.

“Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet që t’ia dhuroj dhe të mos mundohemi më shumë”, tha Aliti i cili tha se po ndërton me elaborat dhe projekt dhe se ka paguar mbi 400 mijë denarë për legalizim.

 

 

 

Të fundit