Sot, në kuadër të vizitave në bizneset e suksesshme, kompania Les Kommerce, ishte mikpritëse e dr. Florin Besimit, kandidatit të BDI-së, në zonën e 6-të zgjedhore, me ç’rast u diskutua ecuria e suksesit të kësaj kompanie dhe platforma e BDI-së për bizneset.
Doc.Dr. Florin Besimi potencoi se ekonomia është në fokus të platformës politike të BDI, ofertës për qytetarët, në veçanti për bizneset, të cilat me vizion për qëndrueshmëri, do të përkrahet pa rezervë. Të bërit biznes dhe lehtësirat për ndërmarrjet prodhuese është prioritet i cili do të zbatohet, përkrahja për çdo vend pune, për kushtet dhe instrumentet lehtësuese për biznes si kreditimi, financimi dhe subvencionet, ceku doc.dr. Florin Besimi. Les Kommerce është kompani që kishte sfidat e veta, por tashmë, gjithçka është në rrugë të mbarë, por, ceku menaxheri i kësaj kompanie, ne jemi gati dhe kemi vullnet për të ecur përpara. Prodhimi ynë ka siguruar qëndrueshmërinë dhe tregun, ngase cilësia është kushti i punës tonë.
Doc.Dr. Florin Besimi ka konfirmuar se BDI e ka konsideratën për prodhimin vendor, duke e konsideruar krenari, njëkohësisht duke i quajtur patriot të mirëfilltë, krijuesit e vendeve të reja të punës si dhe mirëqenien e qytetarëve si dhe buxhetin e shtetit, duke paguar taksat. Ai ka ftuar punonjësit e kompanisë dhe pronarët e Les Kommerce që më 15 korrik, të votojnë BDI-në, numrin 9-të, për platformën e saj në mandatin e ardhshëm qeverisës, për Kryeministrin shqiptar, për prodhimet vendore dhe krijimin e vendeve të reja të punës.