28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Fridom Haus”: Maqedonia e Veriut po bën përparim, por mbetet një vend “pjesërisht i lirë”

Maqedonia e Veriut në raportin e fundit të “Fridom Haus” të titulluar “Liria në botë 2023”, ka indeks vjetor të lirisë prej 68 nga njëqind pikë të mundshme, që është një përmirësim për një pikë indeks në krahasim me vitin e kaluar.

Me 68 pikë, Maqedonia e Veriut renditet në grupin e shteteve “pjesërisht të lira”. Shumica e vendeve të rajonit janë në të njëjtin grup. Serbia ka shënuar rënie dhe ka 60 pikë, po aq sa edhe Kosova, e cila megjithatë ka përparim prej katër pikë. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë notën 67, Bullgaria 79, Kroacia 84 dhe Greqia 86. Indeksi më i lartë i lirisë në mesin e vendeve të rajonit është Sllovenia – 95, ndërsa më e ulëta është Bosnja e Hercegovina – 52.

“Fridom Haus ” në raportin e fundit vëren se liria globale po zvogëlohet për të 17-in vit radhazi. Pushtimi rus ka çuar në shkelje katastrofale të të drejtave të njeriut në Ukrainë, ndërsa kthesat e reja dhe përpjekjet e tjera për të minuar autoritetet e zgjedhura kanë destabilizuar Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin, vlerëson organizata.

Vendet me liritë më të mëdha në botë janë Suedia, Norvegjia dhe Finlanda me maksimum 100 pikë, SHBA ka 83, Rusia 16, Kina 9 dhe Ukraina 50. Vendet më më pak liri janë Koreja e Veriut me tre dhe Siria me një pikë.

Të fundit