23/10/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FUTBOLL: FILLON KAMPIONATI 2024/2025 NË LIGËN E TRETË PERËNDIM

Në Grupin Perëndim në mesin e 13 ekipeve pjesëmarrëse janë edhe ish ekip që kanë qenë pjesë e elitë së futbollit të Maqedonisë së veriut si Renova, Teteksi, Vllazërimi dhe Napredoku nga Kërçova, Drita e Bogovinë dhe Luboteni, ndërsa pas 17 viteve në këtë rang të garave kthehet edhe Vëllazërimi i Sllatinës.SEJDI IDRIZI – TRAJNER I KF VLLAZËRIMI SLLATINË“ Pas rikthimit të klubit Vllazëimi pas 17 viteve ne do të mundohemi që të jemi shumë të rregullt, të saktë dhe shumë të disiplinuar ajo që I takon një klubi sportive. Gjithsesi konkurrenca është pak më e lartë, më e madhe ku gjitha ekipet tjera duke mare para sysh që kanë një përvojë të jashtëzakonshme në kë të ligë do të mundohemi që të përballemi gjithsesi së paku të jemi në rangun e asaj kategorie“Vllazërmi i Sllatinës ndeshjen hapëse do ta zhvilloj kundër ekipit të Zajazit të dielën në stadiumin e Tearcës me fillim në ora 16:00, ku ekipi vendas do të ketë përkrahje të konsiderueshme të publikut SEJDI IDRIZI – TRAJNER I KF VLLAZËRIMI SLLATINË“Në ndeshjen e pare me Zajazin gjithsesi se kundërshtarët janë me përvojë shumë të madhe janë të përgatitur edhe ato, por gjithsesi ne mendojmë për një fitore. Shpresojmë të realizohet ajo“Në xhiron e pare që do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën me fillim në ora 15 00, takohen: Luboteni – Vardari, Renova – Dobroshti, Kamjani – Drita, Reçicva – Xhepçishti, Vllazerimi – Teteksi, Vllazërmi i Sllatinës – Zajazi ndërsa Napredaku i Kërcovës është i lirë

Të fundit