Të tjera lajme

FUTBOLL: KOMPLETOHET  JAVA E 17-të NË LIGËN E PARË

Tre  fitore  të ekipeve  vendase,  dy  barazime  dhe  një  fitore e ekipit  mysafire  me   21  gol   të shënuar  dhe  tre  kartonë të kuq  është  epilogu  i  gjashtë ndeshjeve  të xhiros së 17-të  në Ligën e parë të futbollit vendor. Vardari kryeson me  45 pikë. E ndjekur  nga Struga Trim Lum që ka 41  dhe  Shkëndija  në vendin e tretë me  39 pikë

 Me dy  përballjet e sotme  AP Brera – Makedonija  Gj.P dhe  Pelisteri  – Rabotniçki  u  kompletua  java e  17-të e kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor.

 Në Strumicë  AP Brera  dhe Makedonija  Gj.P  i  ndajtën pikët  duke  luajtur  me  barazim  1-1. Autor  të golit  për  ekipin vendas  ishte  Petroviq  në minutën e 20-të, ndërsa  barazoi Pecov  në minutat  shtesë  të pjesës së parë

Pas  kësaj ndeshje  AR Brera  me  20  pikë mbetet  në pozitën e tetë, ndërsa  Makedonija Gj/P  me  16 pikë në pozitën e  10të

Në Manastir  skuadra e Pelisterit ishte  më me fat dhe  arriti  që të arkëton tre  pikë  duke e mundur  Rabotniçkin  me rezultatin 4-1.   Heroi  i  fitores për ekipin e Pelisterit ishte  Bullatoviq  që realizoi hat trik dhe  Kerimi 1 gol.  Për Rabotniçkin  shënoi Besir Demiri

 Në  katër  ndeshje  tjera  që u  zhvilluan  të martën dhe të mërkurën e  regjistruan  këto  rezultate; Shkëndija  – Struga Trim Lum 2-0. Shkupi – Tikveshi  0-6, , Sileksi – Bashjkimi  0-0  dhe Vardari – Arsimi 5-1, AP Brera – Makedonija Gj/P 1-1  dhe Pelisteri  – Rabotniçki  4-1.

TABELA:  1. Vardari  45 pikë, 2.Struga Trim Lum 41, 3.Shkëndija  39, 4.Sileksi 32, 5 Bashkimi 23, 6.Arsimi 22, 7.Tikveshi 21, 8.AP Brera 20, 9.Pelisteri 19 ,  10 . Makedonija Gj.P 16, 11. Rabotniçki  7,  12.Shkupi 1 pikë

Në xhiron e  18-të takohen: Tikveshi – Shkëndija, Struga trim Lum – Sileksi,  Rabotniçki – Vardari, Makedonija Gj.P – Shkupi,  Arsimi – AP Brera dhe Bashkimi – Pelisteri

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit