Skitarja kosovare Kiana Kryeziu ka bërë paraqitjen e saj të parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, duke përfaqësuar Kosovën në disiplinat alpine me ski, pasi kishte siguruar për herë të dytë normën olimpike.
Në garën e saj debutuese, Kryeziu ishte në rrugë të mirë për ta mbyllur me sukses paraqitjen, por për fat të keq doli nga shtegu pak para përfundimit, duke mos arritur ta kompletojë garën.
Pavarësisht kësaj, pjesëmarrja në skenën më të madhe të sporteve dimërore mbetet një arritje e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës.
Sfida e radhës për Kryeziun në “Milano Cortina 2026” do të zhvillohet më 15 shkurt, ku ajo do të synojë një paraqitje më të mirë dhe përmbyllje të suksesshme të garës.
Fituesja e garës u bë skitarja italiane Federica Brignone me kohë 1:23.41, e ndjekur nga francezja Romane Miradoli me +0.41 sekonda diferencë dhe C. Huetter me +0.52. Tabela e pjesës së parë të renditjes është si vijon:
Pesë vendet e para
Federica Brignone (Italia) – 1:23.41
Romane Miradoli (Francë) +0.41
C. Huetter +0.52
C. Cerutti +1.03
A. Robinson +1.03







