01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet mesatar shënohen në Kodrën e Diellit, ndërsa në Kumanovë, Berovë dhe në vendkalimet malore Strazhë dhe Presekë, reshje më të dobëta të shiut dhe borës. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 m ka në Kërçovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Paraqitja e mjegullës me dukshmëri prej 100 metra ka në Manastir dhe 200 metra në  Makedonski Brod.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset ainjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

Të fundit