02/05/2024
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turneu tradicional në futboll për 28 vjetorin e themelimit të UT-së

Në vazhdën e aktiviteteve për 28 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës u
zhvillua turneu tradicional i futbollit të vogël, i organizuar nga Fakulteti i Kulturës
Fizike. Në këtë turne morën pjesë të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës dhe
ndeshjet u zhvilluan gjatë dy ditëve. Fitues i turneut u shpall Fakulteti i Shkencave
të Mjekësisë, pasi triumfoi në finale me rezultatin 3:2 ndaj Fakultetit të Kulturës
Fizike. Vendi i tretë i takoi ekipit të Fakultetit Juridik.
Skuadrës së vendit të tretë, Fakultetit Juridik, kupën ua ndau Kryetarja e
Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku. Ekipit të vendit të dytë, Fakultetit të Kulturës
Fizike, kupën ua dorëzoi prorektori për Shkencë, Agon Memeti. Kupën për lojtarin
më të mirë të këtij turneu – Urim Mavrajn nga ekipi i Fakultetit të Shkencave të
Mjekësisë e ndau profesori i Fakultetit Të Kulturës Fizike, Hyjnor Kica. Ndërkaq,
kampionëve – Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kupën ua ndau kryetari i
Senatit, Vullnet Ameti. Kurse, kupën tradicionale të turneut, ekipit fitues ia dorëzoi
Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti..TV KOHA

Të fundit