Gjenerata e maturantëve të vitit 1974/75 në gjimnazin e Tetovës janë takuar pas 50 vitesh për të shënuar edhe njëherë natën e maturës. Rreth 50 maturantë të asaj gjenerate, sot sërish ishin bashkë,të cilët ndanë edhe emocionet dhe kujtimet gjatë viteve kur ishin maturantë në këtë gjimnaz. Pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur që edhe njeherë takohen.
Grumbullimi i marturantëve të gjeneratës 1974/1975 u bë në oborrin e gjimnazit ‘’Kiril Pejçinoviq’’ ku fjal rasti mbajti organizatori i këtij eventi Shaban Sinani dhe profesori Genc Kuriu, ndërsa maturantët vazhduan tek restorant Arra ku kishin organizuar një pasdite gazmore dhe me muzikë me këngëtarin Jetmir Rexhepi. TV KOHA









