08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjithnjë e më shumë njerëz në rajonin e Tetovës në izolim, nuk ka probleme më të mëdha

Në rajonin e Tetovës ka mbi 1.000 persona të cilët janë në vetizolim, izolim me vendim ose karantinë shtetërore si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mes popullatës. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se edhe pse është i madh numri i personave, nuk ka probleme më serioze me shkeljen e procedurave për izolim.

“Disa herë kemi apeluar që çdo njeri i cili është pozitiv në mënyrë korrekte t’i paraqesë të gjitha kontaktet, sepse këtë e bën për të mirën e të gjithëve. Deri më tani sipas informacioneve të MPB-së në takimet e shtabit të krizës, numri i njerëzve në vetizolim, izolim dhe karantinë është rreth 1.000. Ky është numër serioz, por deri më tani nuk janë paraqitur probleme më të mëdha”, ka thënë Arifi.

Sipas statistikës së Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në 24 orët e fundit në konkludim me orën 7:00 të mëngjesit vendime të reja për izolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor u janë përgatitur 71 personave, ndërsa gjithsej 963 njerëz janë kontaktuar. Deklarata për vetizolim kanë nënshkruar 10 persona të rinj, ndërsa janë kontrolluar 215. Në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit ka 55 persona.

Në 24 orët e fundit edhe 78 persona kanë marrë dënime nga 20 euro për mosmbajtjen e maskës në pajtim me nenin 6 nga dekreti përkatës qeveritar. as/fb/

Të fundit