07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Administrative në seancë publike do t’i shqyrtojë paditë e dorëzuar nga ASH dhe Alternativa dhe nga Integra

Gjykata Administrative për sot ka caktuar disa debate publike për 75 paditë e dorëzuara nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një padi nga Integra.

Paditë, siç informoi paraprakisht kryetari i Gjykatës Administrative Buqim Sejdini, janë ndarë në disa këshilla gjyqësor të formuar me short.

E Majta dhe VMRO-DPMNE, paralajmëruan se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për refuzimin ankesave për parregullsi gjatë zgjedhjeve.

Nga KSHZ-së, informuan se deri dje në ora 14 vendimet nga Komisioni për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave i kanë parashtruar përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Integras, të MORO-së, të Demokratëve dhe të së Majtes. Ai tha se nëse ndonjë nga partitë nuk i merr vendimet, KSHZ-ja do t’u dërgojë përmes postës elektronike.

Pesë orë pas dërgimit, llogaritet se vendimet u janë dërguar partive. Pastaj ata kanë afat prej 24 orëve që t’i dërgojnë deri te Gjykata administrative, e cila megjithatë në afat prej 60 ditëve pas pranimit të padive, duhet të vendos për to.

Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, në KSHZ në pajtim me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare. Pastaj KSHZ-ja do t’u japë vendime deputetëve të zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gushti. sn/

Të fundit