17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendkalimi kufitar “Dojrani” i mbyllur deri më 4 gusht

Për shkak të protokolleve të reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19, është dorëzuar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga e mërkura 22 korrik nga ora 00:00 deri të martën më 4 gusht.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri te shërbimi kufitar në vendkalimin kufitar “Dojrani i Vjetpr” nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kifitar “Dojrani”, ndërsa lidhur me protokollet e reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19, është dërguar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga 22,07 (e mërkurë) nga ora 00:00 e deri më 04.04.2020 (e martë)”, informon MPB-ja.

Të gjitha automjetet për udhëtarë dhe automjetet transportuese që planifikojnë të realizojnë hyrje dhe dalje nga dhe në Greqi në periudhën e theksuar, këtë mund ta realizojnë në vendkalimin kufitar grek “Evzoni”. ar/

Të fundit