19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gostivar: Fillon projekti i pastrimit të gypave të rrjetit të kanalizimit atmosferik

Komuna e Gostivarit përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët e saj se me mjetet financiare nga granti i UNDP-së ka filluar projekti i pastrimit të gypave të rrjetit të kanalizimit atmosferik në qytetin e Gostivarit, njoftuan nga Komuna e Gostivarit.

Nga komuna e Gostivarit më tej theksojn se ky projekt ka për qëllim zhblokimin e gypave dhe lehtësimin e rrjedhës së ujërave atmosferik gjatë reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në rrugët e qytetit, gjë që do të mundësonte shmangien e situatave të pakëndshme në komunikacion dhe do të jetë masë për menaxhim më të lehtë të rasteve të vërshimit.

Projekti do të zgjasë 1 muaj, gjatë kësaj periudhe do të pastrohen 5 km gypa të linjës kryesore të kanalizimit atmosferik dhe do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e shërbimit teknik të NP “Komunalec” – Gostivar të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve sipas trasesë së përcaktuar në bashkëpunim me realizuesin e projektit.

Pas kryerjes së punimeve në linjën kryesore, NP “Komunalec” do të vazhdojë me pastrimin e linjës dytësore të kanalizmit atmosferik për të arritur kushte optimale në tërë rrjetin e kanalizimit atmosferik, theksojn nga Komuna e Gostivarit./flaka.com.mk/

Të fundit