19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia po përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vitet e fundit

Greqia po përballet me fundjavën e saj më të nxehtë të korrikut në 50 vjet, thonë sinoptikanët, ndërsa një numër zjarresh po shpërthejnë në të gjithë vendin, raporton Guardian.

Vala e zgjatur e të nxehtit pritet të zgjasë deri në javën e ardhshme. Ministritë kanë bërë një apel dhe këshillë për njerëzit që të punojnë nga shtëpia, aty ku është e mundur, dhe të mos dalin pa nevojë. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, pikat kryesore turistike do të mbyllen gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

“Kjo fundjavë rrezikon të jetë korriku më i nxehtë i regjistruar në 50 vjet,” tha dje Panagiotis Yiannopoulos, një meteorolog në transmetuesin shtetëror ERT.

Të dielën temperaturat pritet të jenë rreth 44 gradë Celsius në Athinë, ndërsa në rajonin qendror të Thesalisë 45 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë frikë se kjo mund të jetë vala më e keqe e të nxehtit që nga vera e vitit 1987, kur qindra vdekje u lidhën me motin ekstrem.

Të fundit