22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gripi komplikon gjendjen e disa pacientëve

Dhjetëra pacientë me grip po trajtohen në Klinikën Infektive, tre janë të diagnostifikuar me Kovid, kurse në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë janë shtruar shtatë persona me grip. Drejtori i Pulmologjisë thotë se nuk është vonë për imunizimin kundër gripit, por sa ma herët, para se të sëmuremi.

“Por, pacientët duhet të jenë të shëndetshëm përpara se të vaksinohen. Pra, një pacient që është i sëmurë mund të ketë një virus dhe në atë rast ai nuk mund të vaksinohet.”, – deklaroi drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, prof. dr. Dejan Dokiq.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është normale që këto viruse të qarkullojnë në dimër. Ai qetëson, duke thënë se nuk ka vend për panik.

“Si Kovid, ashtu edhe viruset nënkuptojnë se janë i njëjti virus, kështu që ata janë e njëjta familje. Nuk ka vend për panik, gjithçka është nën kontroll. Po ndjekim të gjitha udhëzimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Në anën tjetër, të dhënat e shëndetit publik tregojnë se pothuajse 50% e pacientëve me grip të raportuar janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për këtë grup moshë. Fëmijët vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar ndaj virusit sincicial.

Ndërkohë, në Klinikën Universitare në Kozle, raportohet se 57 pacientë me simptoma gripale po trajtohen, dhe deri tani, asnjë prej tyre nuk ka nevojë për terapi me oksigjen. Megjithatë, ambulancat vijojnë të kenë një ngarkesë të lartë, pasi janë kryer mbi 100 kontrolle në vetëm 24 orë.

Të fundit