Edhe gjatë uikendit kanë vazhduar demolimet e lokaleve në qendrën e vjetër tregtare në Tetovë. Edhe pse pronarët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, megjithatë ata thonë se kjo dukuri vazhdon. Sipas tyre, veçmë policia ka filluar patrullimet gjatë orëve të natës, por ende nuk është kapur ndonjë person I dyshuar se qëndron prapa këtyre akteve vandale.Sipas evidencës në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës nga fillimi i vitit 2024 deri më 22 janar, në kompleksin “Saranda ” në Tetovë janë raportuar.“ Më 16 janar në ora 08:40 në SPB-Tetovë, G.D. (34) nga Poroji i Tetovës, ka raportuar për dëmtim të xhamit të derës së hyrjes në lokalin që ndodhet në katin e parë, duke shkaktuar dëme materiale. Më 20 janar, në ora 09:45, A.A.(48) nga Tetova ka raportuar për vjedhje në tentativë në lokalin e tij, gjatë së cilës është dëmtuar dera e hyrjes me send të fortë, por askush nuk ka hyrë në objekt. Më 21 janar në ora 20:15, Sh.R.(66) nga Reçica Madhe e Tetovës ka raportuar se me send të fortë i është dëmtuar xhami i dyqanit. Në të tre rastet e raportuara është kryer jnspektimi dhe po punohet për zbardhjen e tyre”, njofton Fatmir Rexhepi zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.Krahas dëmeve që janë shkaktuar në demolimin e lokaleve, pronarët janë të shqetësuar se nëse nuk meren masa më rigoroze, të njejtat do të vazhdojnë edhe më te jenë cak i hajnave. Ata janë ankuar se kjo qendër tregtare është lënë pas dore, prandaj edhe ka shumë pak biznese që janë funksionale. Demoluesit sipas dyshimeve për qëllim kanë pasur të marrin paratë dhe në disa lokale kanë arritur që të marrin sasi të konsiderueshme të parave. Kjo ka shqetësuar pronarët e lokaleve në këtë qendër tregtare të cilët thonë se rastet janë paraqitur në polici dhe kërkojnë që të kapen autorët.TV KOHA