21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gripi stinor, Mexhiti: Nuk ka vend për panik, të respektohen rekomandimet e KSI-së

Ministri i Shëndetësisë thotë se nuk ka vend për panik lidhur me situatën me gripin stinor, por sipas tij rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive duhet të respektohen. Mexhiti njoftoi se ka dhënë urdhër që të ndalohen në maksimum vizitat nëpër spitale ku ka pacientë të shtruar. Ai tha se qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes.

Unë veçmë me shërbimet sot kam dhënë urdhër, që në të gjitha pjesët spitalore, ku pacientët janë nëpër spitale, të ndalohen vizitat në maksimum, derisa të kalohet periudha e gripit. Apeloj që rekomandimet e komisionit për sëmundje ngjitëse të respektohen në maksimum dhe unë këtu nuk do të bëj kompromis me askënd kur faktikisht ne i prishim këto rekomandime, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe faktikisht do të jenë nën observimin tim dhe të kabinetit 24/7“, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Të fundit