05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Maskat”, qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e KSI-së

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, qytetarët nëpër spitale nuk vendosin maska. Thonë se maskat i kanë me vete, por në xhep. I vendosin vetëm nëse nuk u lejohet hyrja brenda.

“Po, ja…. I dëgjoj rekomandimet, edhe pse unë nuk besoj në to, por më duhet, pasi nuk do më lejojnë të futem, vetëm për shkak të kësaj. Përndryshe e di se ky është mashtrim”.

“Duhet, kaos është me sëmundjen”.

“Duhet, patjetër, më besoni. ”

“Patjetër, prandaj janë rekomandimet. E hoqa sepse jam jashtë, përndryshe Brenda e mbaj”.

A keni vërejtur, a mbajnë të tjerët maska?
Jo nuk mbajnë. Duhet të mbahen prandaj edhe janë rekomanduar, për shkak të mbrojtjes tonë.”

“Unë e mbaj maskën.”

“Për shkak të sigurisë time… Veçanërisht në objekte të tilla mendoj se duhet të mbahen maskat.”

“Duhet… Të mbajnë, të gjithë të mbajnë, sepse nuk e dijmë se çfarë fshehim me vete.”

Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me gripin sezonal, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi mbajtjen e maskave nëpër shtëpi të shëndetit dhe ato të pleqve, ndërsa rekomandoi edhe ndalesa të vizitave të pacientëve në spitale. /Alsat.mk

Të fundit