15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Nuk ka shteg tjetër drejt përparimit përveç rrugës së dijes

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot me fjalim rasti ka përshëndetur stafin akademik dhe studentët në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit.

“Nuk ka investim më të mirë për një vend se hapja e një vatre të dijes, pasi këtu qartësohet pamja nga horizonti i perspektivave të sigurta jetësore të përparimit. Vendi ynë ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve cilësore të arsim të lartë, kemi realizuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me investitorë që me hapjen e universiteteve kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Studentë të dashur që nga sot vazhdoni sërish rrugëtimin drejt dijes, kur të hapni derën e universitetit tuaj dhe të hyni brenda fillimisht mendoni për qëllimin madhor të bëheni të dobishëm për vendin tuaj, familjet dhe miqtë tuaj. Nuk ka shteg tjetër drejt përparimit përveç rrugës së dijes. Çmojeni çdo ditë të jetës të shpenzuar në këtë fole të dijes! Përkrahja jonë nuk do t’ju mungojë asnjëherë”, tha mes tjerave Grubi.

Të fundit