29/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Tregu i ushqimit”, organizim madhështor në SHF “Përparmi” – Çegran

Nën partonazhin e Komunës së Gostivarit, Dita Ndërkombëtare e Ushqimit sivjet u shënua me një “Treg Ushqimi” në Shkollën Fillore “Përparimi” në Çegran.

Përgëzoj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për ushqimet e përgatitura dhe për mikpritjen e denjë të traditës sonë me “Bukë e kripë e zemër”.

Si pushtet lokal jemi në përgatitje të sipër të kuzhinës te e cila do të përgatiten ushqime të shëndetshme. Kjo kuzhinë e para e këtij lloji në vendin tonë, me do të furnizojë me ushqim edhe shkollat fillore në gjithë territorin e qytetit tonë.

Më gëzoi pa masë fakti se nxënësit e kësaj shkolle kishin vendosur që paratë e grumbulluara nga ushqimet që do të shiten, t’i dërgojnë te Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar.

Ndryshe, e zgjodhëm Çegranin për këtë aktivitet, për të parë nga afër edhe punimet për rinovimin e fasadës së jashtme të kësaj shkolle që shkojnë drejt përfundimit.

Të fundit