28/03/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Propozimi europian hap negociatat dhe nuk cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, z. Laslo Ishtvan Duks.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe ndodhitë e fundit në kuadër të procesit eurointegrues të vendit.

Grubi ka përshëndetur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Hungarinë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut e vlerëson përkrahjen hungareze për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me Bashkimin Europian, si dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës në këtë drejtim.

Ai theksoi se për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në kontest me rrethanat e reja gjeopolitike, debllokimi i procesit të eurointegrimit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE janë të rëndësisë së veçantë./tv21.tv/

Të fundit