24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gypat e këputur në kaldajë kanë shkyçur sot në mëngjes nga rrjeti bllokun e parë të REK “Manastirit”

Shkëputja e gypave në kaldajën e uzinës është arsyeja që SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” deklaron se njësia e parë e REK “Manastiri” është shkyçur nga rrjeti mëngjesin e sotëm. As aktivitetet servis-riparuese në bllok, për shkak të të cilave u mbyll një javë më parë, siç thotë EMV, nuk mund të parashikonin apo parandalonin një situatë si kjo e sotmja, transmeton Portalb.mk.

“Secili nga tre blloqet e REK ‘Manastiri’ ka një kaldajë të përbërë nga tuba me gjatësi rreth 700 kilometra, të vendosur në nivele të ndryshme, nëpër të cilat kalon avulli me nxehtësi mbi 500 gradë Celsius. Në sanimin e dëmit veprohet pasi të jenë krijuar kushtet fizike për ndërhyrje”, thonë nga SHA EMV.

Nga aty shtojnë se është në proces lokacioni i dëmtimit, pas së cilës blloku do të riparohet dhe do të rikthehet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është mbyllja e dytë e Bllokut 1 të REK “Manastiri” brenda një jave. Më 27 dhjetor, EMV informoi se njësia e parë ishte mbyllur përkohësisht për shkak të aktiviteteve të servisit dhe riparimit që po kryheshin në të.

Riparimet dhe rehabilitimi i pjesëve të blloqeve, siç bëjnë me dije nga EMV, kryhen kur të krijohet mundësia, pa rrezikuar qëndrueshmërinë e blloqeve.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Të fundit