24/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për shkak të mjegullës së dendur mbrëmë janë anuluar të gjitha ngritje-uljet nga aeroporti i Shkupit

Mbrëmë janë anuluar të gjitha ngritje-uljet nga aeroporti i Shkupit. Informacioni është i disponueshëm në ueb-faqen e aeroportit, transmeton Portalb.mk.

Shkak për këtë është bërë mjegulla e dendur dhe dukshmëria e zvogëluar në luginën e Shkupit.

Avioni që fluturonte në linjën Hamburg – Shkup, mbrëmë nuk arriti të ulej në aeroportin e Maqedonisë, pas 11 tentativave të pasuksesshme, pas së cilës është dashur të ndryshojë destinacionin e aterimit.

Mjegulla e dendur dhe dukshmëria e zvogëluar kanë qenë arsyeja që aeroplani të ridrejtohet nga Shkupi në aeroportin e Prishtinës.

Mjegulla ka disa ditë me radhë që po shkakton probleme në aeroportin e Shkupit dhe duhet kërkuar zgjidhje alternative.

Dy ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur u anuluan nëntë fluturime nga aeroporti i Shkupit, ndërsa katër u spostuan.

Mëngjesin e djeshëm ka pasur mjegull në disa rrugë të vendit. Në akset rrugore Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, Koçan – Shtip ku dukshmëria është nga 50 deri në 100 metra, ndërsa në Tetovë – Grupçin deri në 50 metra.

Në mbrëmjen e 31 dhjetorit, të paktën tre fluturime u devijuan për në Prishtinë, kështu që të nesërmen në mëngjes avionët fluturuan prej andej për në Shkup për të marrë pasagjerë.

Të fundit