19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hapet xhamia e re në lagjen Drenovec të Tetovës

Sot në mënyrë solemne është hapur xhamia e re e ndërtuar në lagjen Drenovec të Tetovës. Të pranishëm ishin besimtarë, udhëheqës të fesë islame në RMV por edhe drejtues të pushtetit lokal në Tetovë. Xhamiamë e re në Tetovë ka një sipërfaqe prej më shumë se 600 m katrorë me një minare më të gjatë se 37 metra. Iniciatorë për ndërtimin e saj kanë qenë banorët e kësaj lagje ndërsa fondet janë siguruar nga donator të ndryshëm, shumica prej të cilëve kanë preferuar të mbeten anonim.

Dr. Selver Xhemaili, anëtar  këshillit iniciues në emër të këshillit dha disa detaje rreth ecurisë së ndërtimit të xhamisë duke theksuar se janë kujdesur që ky objekt të jetë estetikisht i bukur,

Në fjalën e tij Myftiu i Tetovës Qani Ef. Nesimi tha se kushdo që ka mundësinë të kontribuojë në ndërtimin e xhamive duhet të jetë falenderues ndaj Allahut pasi kjo është nje vepër e rëndësishme për cdo besimtar.

I pranishëm në hapjen e xhamisë ishtë dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Hfz Shaqir ef.Fetai I cili theksoi se për të patur ardhmëri një komb por vecanërisht besimtarët muslimar duhet të kenë unitet dhe institucione prandaj ndërtimi i xhamive ka vlerë të vecantë.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami në fjalën e tij theksoi se institucionet fetare kanë një mission të vecantë në formimin e të rinjve të komunitetit dhe pajisjen e tyre me vlera

Pas gai 20 muajsh punimesh xhamia nga sot do të jetë në dispozicion të qytetarëve vecanërisht besimtraëve musliman./Tv Koha/

Të fundit