Në finale e edicionit të 17-të kampionati Europian I Hendbollit që u mbajt në tre vende skandinave Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, reprezentacioni i Danimarkës mundi Gjermaninë me rezultatin 34-27, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë Kroacia mundi Islandën 34-33
Danimarka konfirmoi dominimin e saj në skenën e hendbollit pas fitores së mbrëmshme në finale e madhe kundër Gjermanisë duke fituar me rezultatin 34-27 duke u kurorëzua me titullin e kampionit të Evropës duke i bashkuar me titujt më të rëndësishëm – kampionë bote, olimpikë dhe evropianë. Reprezentacioni I Gjermanisë bëri çmos për t’u përballur me favoritin e madh që të fiton titullin kampion Europe por që vendasit ishin perfekt në çdo aspekt dhe fitorja ishte më se e merituar. Më efikas te Danimarka ishin Pitlik me tetë gola,, ndërsa Gidsel shënoi shtatë gola..
Në ndeshjen për pozitën e tretë Kroacia mundi Islandën me rezultat të ngushtë 34-33, Më efikas te kroatët ishin Luçin me 9 gola, Naçinoviq 6 dhe Martinoviq 5 gola, ndërsa te islandezët më efikas ishte Magniuson me 12 gola.
SHABAN SINANI – TV KOHA







