24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hetim për vjedhje të një 74 vjeçari që e ka kryer me tre minorenë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës kundër 74-vjeçari të dyshuar për vjedhje. Veprën penale ai e ka kryer në bashkëveprim me tre fëmijë të moshës nga 15, 13 dhe 17 vjeçare, për të cilët do të zhvillohet procedurë konform Ligjit për drejtësi të fëmijëve.

“Të gjithë së bashku, e përrdorimin e forcës ndaj një të dëmtuare i kanë marrë 30.000 denarë. Pasi që i dyshuari ka marë informacion se viktima – personi me handikap dhe lëvizje të kufizuar ka marrë para nga vajza e saj për të blerë ilaçe, ai së bashku me tre fëmijët i është afuar shtëpisë së tij në rrugën “Patris Lumumba” në Shkup”, qëndron në komunikatë.

Njërit prej fëmijëve i ka dhënë një çekan u ka dhënë instruksione me gojë se si ta kryejnë veprën dhe ua ka treguar vendin kur viktima i ruan paratë.

Për shkak të mundësisë së pengimit të procedurës penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët dhe rreziku që i dyshuari ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin madhor. Për fëmijët, procedura është e veçantë.

Të fundit