12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hetime për faturat e rrejshme të fruta-perimeve, Bytyqi: Përgjegjësi për manipuluesit

Të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e faturave false do të ndiqen penalisht, siguron Fatmir Bytyqi. Sipas informacioneve jozyrtare, që nga viti 2007, importuesit e fruta-perimeve kanë paraqitur fatura false për importin e fruta- perimeve në Drejtorinë e Doganave për të paguar tatim më të ulët. Edhe pse hetimet e institucioneve kompetente kanë nisur prej disa ditësh, ende nuk ka informacione se sa dhe kush janë të përfshirë në këto keqpërdorime.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, pa specifikuar saktësisht se pse ka pritur kaq gjatë dhe ka lejuar që kjo të ndodhë, tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, për shkak se sipas tij, krimi financiar nuk vjetërsohet.

“Kjo është mënyrë e organizuar si koordinohet Drejtoria e Doganave, Drejtoria e të ardhurave publike dhe Inspektorati shtetëror i tregut që përfundimisht të ballafaqohet me një fenomen që doli pasi u vendos ngrirja e çmimeve të fruta-perimeve. Por, gjithsesi nëse vërtetohet se ky fenomen ka qenë i pranishëm jo vetëm në tregun me shumicë ‘Kvantashki’ por gjithkund në shtet. Për një periudhë më të gjatë kohore, institucionet mund të kthehen mbrapa me kontrolle aq sa është e nevojshme. Krimi financiar nuk vjetërsohet dhe do të ndiqen të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës me këtë çështje”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ndërkaq, tri ditë pas aksionit në tregjet me shumicë të fruta-perimeve në disa qytete të vendit, të gjitha institucionet e përfshira vazhdojnë të heshtin. Në tregun me shumicë “Kvantashki” inspektorë të shoqëruar me polici ishin të pranishëm edhe këtë të hënë. Por, akoma nuk bëjnë të ditur se cilat janë gjetjet e aksionit.

Nga Inspektorati i Tregut, thonë se janë duke i shqyrtuar dosjet e konfiskuara me Policia Financiare, DAP, dhe me Drejtoria e Doganave, por deri më tani dihet se gjobë vënia do të jetë për më shumë se dy vepra.

“Në tre ditë, kontrolluam më shumë se 30 importues dhe tregtar me shumicë dhe pakicë. U konstatua se në magazinat e tyre kishte stoqe të produkteve të perimeve. Në disa prej tyre janë gjetur 300 ton fasule, të cilat duhet të ishin nxjerrë në shitje. Të gjithë këta do të përballen me gjoba nga 800 deri 10 mijë euro”, njoftojnë

Të premten nga Ministria e Ekonomisë u tha që ngrirja e çmimeve të disa fruta-perimeve nxorën në pah mashtrimin me fatura të rreme të tregtarëve që importuan nga vendet e rajonit, përkatësisht më të ulëta për ti shmangur detyrimet doganore, që përveç veprës penale të korrupsionit përbën dhe evazion fiskal.

Sipas faturave fiktive, marzhat e përfitimit ishin 200% më të larta dhe kjo nënkupton që edhe dëmi në buxhetin e shtetit është shumë i lartë. /Alsat.mk

Të fundit