27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoqi dhëmbët dhe i zëvendësoi protezë titani me vlerë prej 850 mijë dollarë, reperi kritikohet nga fansat

Kanye West ka hequr të gjithë dhëmbët dhe i ka zëvendësuar ata me proteza titani. Reperi 46-vjeçar ka treguar krenarisht buzëqeshjen e tij të re në një postim në Instagram, ku e krahasoi veten me vëllain ikonik të James Bond, JaWs, i cili u paraqit në filmin “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker”.

Implantet janë një model i ri kirurgjik dhe janë unike për muzikantin – me një kosto totale të përfolur që arrin shumën marramendëse prej 850,000 dollarë (783 mijë euro).

Ndërsa mjeku që u kujdes për dhëmbët e reperit, Connelly ka folur për DailyMail:

“Ishte një kënaqësi që punoja me Kanye West në çdo hap të procesit. Vizioni i tij për të dizajnuar art unik tejkalon progresin dental. Bashkimi i vizionit të tij me shkencën dentare ka krijuar një pamje të re që është epike”.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të kushtueshëm, fansat e Kanye e quajtën pamjen e tij të re një ‘vendim të tmerrshëm’.

Në shikim të parë, shumica supozuan se goja e Kanye ishte e mbuluar me një mbështjellës çamçakëz ose letër kuzhine, e cila do të ishte një alternativë shumë më e lirë dhe me të njëjtin efekt sipas tyre.

Të fundit