13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Roth nga Bundestagu gjerman publikon letrën e nënshkruar nga 24 politikanë evropianë dhe ka një mesazh për presidentin Vuçiç: Je totalisht i izoluar!

Michael Roth, kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, publikoi një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të lartë të parlamenteve të vendeve evropiane, e cila është dërguar në adresë të liderëve të Bashkimit Evropian.

Ai së bashku me letrën kishte edhe një mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin – “Je plotësisht i izoluar”.

“I nderuari president Vuçiq, ky nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar! 24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjnë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, shkruan Roth në platformën X.
Letra i bën thirrje Bashkimit Evropian të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë e raportuara dhe pretendimet për mashtrim.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta shohim Serbinë si anëtare të Bashkimit Evropian në këtë dekadë. Një kusht i domosdoshëm për këtë është demokracia funksionale dhe shteti i së drejtës”, thuhet në letër.

Ata deklarojnë se ngjarjet pas zgjedhjeve dhe reagimi represiv i shtetit tregojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të zhvillimit autokratik në shtet.

Gjithashtu edhe bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë është shënuar si një rrezik kritik për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, letra iu është drejtuar Ursula von der Leyenit, Roberta Metsolas, Charles Michelit, Josep Borellit dhe Miroslav Lajçakut.

Ndër të tjera letrën e kanë nënshkruar Alicia Cairns nga Britania e Madhe, Giuilio Terzi nga Italia, Domagoj Hajdukoviq nga Kroacia, Stefanos Gkikas nga Greqia.

Të fundit