25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoxha konfirmon kandidaturat e Kasamit dhe Zendelit për zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është konfirmuar si kandidaturë zyrtare e kësaj partie për zgjedhjet lokale në Tetovë, ndërsa nënkryetari i saj Fadil Zendeli për kandidat për komunën e Gostivarit.

Kjo është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arjanit Hoxha në një deklaratë për TV Telma.

Sipas tij, Lëvizja BESA ka vendosur që vetë të shkoj në zgjedhje dhe që beteja politike të jetë e barabartë mes partive pjesëmarrëse në koalicionin qendror qeverisës.

Hoxha ka theksuar se partia e tyre gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizojë emra të tjerë të kandidatëve nëpër disa komuna. TV Telma ka raportuar se kjo parti po mendon që të ketë kandidat për qytetin e Shkupit,

ndërsa janë përmendur edhe emra të kandidatëve për komunat e tjera si në Strugë, Abdulla Qazimi, Tearcë me Abdush Demirin, drejtorin aktual të Agjencisë për punësim si dhe në Dibër me një kandidat nga diaspora dhe që jeton në SHBA

Të fundit