12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Humbjet e turizmit në Maqedoni deri në 80 përqind, kërkohet ndihma e shtetit

Deri në muajin maj janë anuluar të gjitha turet turistike nga vendet e huaja, ndërsa në mënyrë drastike është ulur edhe numri i turistëve dhe thuajse nuk ka interes për ta vizituar Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu janë anuluar edhe aranzhimet e gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur plane të udhëtojnë jashtë vendit për festën e Pashkëve.

Situata me turizmin është alarmante, ndërsa ky sektorë pritet të shënojë humbje prej 40 deri 80 përqind, ndërsa ka mundësi edhe për mbylljen e kapaciteteve. Sektori i turizmit në mënyrë që të mos i largojë të punësuarit dhe në mënyrë që më lehtë ta tejkalojë këtë situatë, kërkon ndihmë urgjente nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga kërkesat e hotelierëve, agjencive të udhëtimit dhe transportuesve është që shteti të sigurojë mbështetje financiare, edhe pse nuk e kanë llogaritur se sa duhet të jetë ajo.

Ata duan që edhe gjashtë muaj të lirohen nga kontributet dhe taksat mbi të ardhurat personale, si dhe të ulin taksën e vlerës së shtuar për ushqimin në ambientet e hotelierisë nga 18 përqind në pesë përqind.

Sipas dhomave të tregtisë, deri më tani, anulimet e vizitave të huaja nga të gjitha vendet përveç Turqisë janë mbi 70%, ndërsa 90% janë anulime të turistëve të Maqedonisë që planifikojnë të shkojnë jashtë vendit në periudhën e ardhshme.

Dhomat e Turizmit informuan se anëtarët e tyre (agjencitë) nuk kishin bërë asnjë udhëtim në Itali në të kaluarën, por gjithashtu se ata nuk kishin anuluar udhëtimet e 8 Marsit në vende të tjera si Gjermania, Franca, Poloni, e Çeki.

Statistikat zyrtare për numrin e turistëve dhe qëndrimet gjatë natës pritet të publikohen në ditët në vijim. Atëherë do të dihet saktësisht se cilat janë ndryshimet nga një vit më parë.

Në sektori i turizmit aktualisht aktualit drejtpërdrejt të punësuar janë 20,000 njerëz, ndërsa indirekt mbi 100,000. Masat e paraqitura sot janë dorëzuar tashmë në Ministrinë e Ekonomisë. Sektori pret përgjigje pozitive./Telegrafi/

Të fundit