19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lagard: Ndikimi i epidemisë mbi ekonominë i njëjtë me krizën financiare të vitit 2008

Kryetarja e Bankës Qendrore të Evropës, Kristin Lagard i paralajmëroi liderët evropian se ndikimi i koroanvirusit mbi ekonominë mund të ketë ndikim të njëjtë sikur kriza financiare në vitin 2008.

Sipas burimeve nga kabineti i Lagardit, kryetarja ka mbajtur takim me liderët evropian, të cilët i ka njoftuar se duhet patjetër të reagojnë në gjendjen e re të krijuar, transmeton Blumberg.

Banka e Anglisë sot bëri lëvizje të papritur, me atë që zvogëloi normën bazë të interesit me gjysmë për qind, nga 0,75 në 0,25, që paraqet zvogëlimin më radikal që nga muaji mars i vitit 2009.MIA. bs/fab

Të fundit