21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilire Dauti: Nuk gjetëm bashkëpunëtor korrekt – ASH e vetme në zgjedhje!

Ilire Dauti nga ASH ka akuzuar sonte partitë opozitare shqiptare si të pabesa në raport me ASH-në. Sipas saj, edhe Alternativa edhe Lëvizja Besa e kanë prerë në besë ASH-në në zgjedhjet e kaluara. Prandaj, sipas saj, kjo parti duhet që të garojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

“ASH nuk është krijuar që të ngjajë me dikë. Prandaj meqënëse nuk e gjeti këtë bashkëpunëtor me të cilin do të mund t’i bashkonin forcat me korrektësi dhe ashtu siç iu ka hije shqiptarëve, atëherë ASH-së i mbetet të shkojë e vetme në zgjedhje”, u shpreh Ilire Dauti.

E pyetur për incidentet e ndodhur mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme e që përfshijnë krerët dhe funksionarët e ASH-së, deputetja e kësaj partie Ilire Dauti është shprehur se duhet organet hetuese të japin versionin e tyre, për të parë nëse këto incidente lidhen me ASH-në apo nuk kanë lidhje me zhvillimet brenda kësaj partie. ASH, sipas saj, dënon dhe është kundër çdolloj manifestimi të dhunës.

“Padyshim se janë shqetësuese dhe nuk i bëjnë nder askujt… Mos keni asnjë dyshim. Ne dënojmë çfarëdo lloj dhune që përdoret, qoftë fizike apo psikologjike, që për fat të keq ka një kohë të gjatë që figurat kryesore të ASH-së janë në një llupë të tillë të një torture psikologjike”, tha mes tjerash Ilire Dauti në Klan Debat./KlanM

Të fundit