16/07/2024
25.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Incident në Veles, volejbollistët e Shkëndijës provokohen nga tifozët, thirren edhe në polici

Klubi i volejbollit “Shkëndija” nga Tetova ka humbur ndeshjen e dytë të gjysmëfinales si mysafire në Veles në përballjen me klubin e volejbollit “Borec”.

Rezultati i ndeshjes është përmbyllur me rezultatin 3:2, por kjo ndeshje u mbyll nën hijen e një incidenti, ku turmat e tifozëve kanë provokuar dhe fyer volejbollistët tetovarë, gjë që ka nxitur edhe revoltën e tyre.

Por nga ana tjetër, disa portale në gjuhën maqedonase kanë raportuar me titujt se “volejbollistët e Shkëndijës janë përplasur me tifozët”.

Lidhur me incidentin kanë reaguar nga KV “Shkëndija”, duke shprehur shqetësim se janë lojtarët janë thirur për biseda në policinë e Velesit.

“Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3-2 në sete. Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me skandime dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles. Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht jane thirur në pyetje në zyrat e SPB Veles. Detajet rreth ndeshjes së 3, që do të luhet ditën e Enjte në Tetovë dhe vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do ti ndajmë në ditët në vijim. Shkëndija, më shumë se një klub!”, thuhet në njoftimin e klubit. (INA)

Të fundit