21/07/2024
21 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas zhvillimeve të fundit, jep dorëheqje drejtori i spitalit të Manastirit

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, ka vendosur të japë dorëheqje nga posti i tij pas tragjedive të fundit që kanë tronditur shëndetësinë e Manastirit.

Dr Obednikovski për mediat ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale.

“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, tha doktor Obednikovski.

Në Prokurorinë Publike të Manastirit tashmë janë hapur rastet për vdekjen e Janës dhe djalit nga Lera, ndërsa së shpejti do të bëhet e ditur nëse në Prokurorinë Publike të Manastirit do të hapet rast për vdekjen e të porsalindurit.

Të tre fëmijëve iu është bërë autopsi, dhe opinioni me vëmendje të madhe i pret rezultatet, nëse ka pasur ndonjë gabim mjekësor, pasi i vetmi dyshim i shprehur publikisht është nga familja e Jana Hristovskës nga fshati Kravari.

Përflitet se me spitalin e Manastirit tani do të menaxhojë shefja e Repartit të brendshëm të Spitalit klinik të Manastirit, dr. Elizabeta Ivanovska, specialiste interniste, subspecialiste pulmologe.

Të fundit