07/05/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorati: Gjatë orës policore kanë punuar lokale në Gostivar, Tetovë dhe Vrapçisht

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski ju bëri apel kafeneve që të respektojnë vendimin e Qeverisë dhe të mos i hapin lokalet.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut ka vepruar pas vendimeve që i ka miratuar Qeveria. Sipas kësaj mund të themi se deri në momentin që Qeveria të sjell vendim të ri, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë dhe gjithçka që do të konstatohet si parregullsi do të dënohet. Duhet të themi se shumë objekte guxuan që edhe në orë policore të hapen dhe më pastaj të mblidhen qytetarë. Në këto raste vepruan gjatë këtyre dy ditëve në Tetovë, Vrapçisht dhe Gostivar”, tha Paunovski në konferencën e djeshme për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se nga 4 deri 11 maj, Inspektorati Shtetëror Tregut, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Transporti bashkërisht me AUV-në kanë realizuar 3.690 kontrolle të jashtëzakonshme, e që kanë të bëjnë me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19./Telegrafi/

Të fundit