Në qytetin e Elbasanit, sot në mënyrë madhështore u shënua Dita e Verës. Shqiptarë të shumtë nga të gjitha trojet kishin ardhur për të ndjekur aktivitetet e numërta, në mesin e të cilave edhe koncertin e grupit ELITA 5 nga Maqedonia e Veriut, të cilat u mbajtën për nderë të kësaj date, e që shënon fillimin e pranverës, gjegjësisht ringjalljen e natyrës.
Me ftesë të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, në Elbasan për të shënuar Ditën e Verës qëndroi edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani. Ai ka shprehur falendenderim që sot gjendet në këtë qytet dhe po merr pjesë në një manifestim si ky, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor.
“Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja po qëndroj në këtë qytet për të shënuar dhe festuar festën tradicionale të “Ditës së Verës”, që në Shqipëri vitet e fundit është bërë me të vërtet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar.
Gëzuar
ELBASAN I BUKUR, ELBASAN””, ka thënë Shabani.