27/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Itali/ Betoni zë poshtë punëtorët në kantierin e një supermarketi, tre të vdekur, disa të zhdukur

Një aksident ka ndodhur në një kantier në Firence të Italisë, ku po punohet për ndërtimin e një supermarketi. Tre punonjës humbën jetën pasi u zunë poshtë nga shembja e betonit, tre janë nxjerrë të gjallë ndërsa disa të tjerë janë ende të zhdukur. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Disa banorë të zonës e kanë përshkruar zhurmën si një “bombë”. “Isha në shtëpi. Dëgjova këtë zhurmë shumë të madhe dhe vrapova për të parë. Dëgjoje të qarat e punëtorëve. duke kërkuar ndihmë”, u shpreh një banor.

Kalimtarë të shumtë ishin dëshmitarë të britmave të punëtorëve brenda kantierit: “Dëgjoje ata që thërrisnin për ndihmë, zëra të dëshpëruar”, thonë dy pastruesit e rrugëve në zonë, të cilët ishin jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Të fundit