17/05/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ja kush janë Spin Doktor-sat që po i mbulojnë politikanët e dështuar në Maqedoni

Zhvillimi i teknologjisë informative po përdoret fuqishëm nga partitë politike, të cilët po krijojnë ushtritë e tyre fejsbukiane për të promovuar punën e tyre, por edhe për të kritikuar konkurrentët politikë.

Secili politikan mbanë afër vetes një fotografë e kameraman, por ka edhe prej tyre që menaxhojnë portale e ekipe të tëra gazetarësh.

Sa bën një lëvizje politikani, qoftë edhe nëse niset për të shkuar në nevojtore, në sekonda i shkrepin një foto, e cila me shpejtësi marramendëse shfaqet në fejsbuk apo rrjete tjera sociale.

Pastaj, politikani për tu dukur sa më i moderuar, del në shëtitje me biçikletë, nxjerrë një biletë autobusi dhe udhëton bashkë me qytetarët, shkon në furrë për të blerë bukë, në market për të marrë letër tualeti. Të gjitha këto lëvizje paketohen dhe dalin në fajsbuk.

Nuk vonon shumë dhe vjen pjesa tjetër, personat e angazhuar për ti bërë “Like”, sa ma shumë të jetë e mundur. Të angazhuarit janë me profile të vërteta, por ka edhe shumë me profile fake.

Nëse lajmërohet ndonjë kundërshtarë, menjëherë në kohë rekorde e sulmojnë me komente për ta intimiduar.
E gjithë kjo armatë e njerëzve paguhet dhe kompenzohet në mënyra të ndryshme me paratë e buxhetit të shtetit.

Zakonisht në vende me demokraci të zhvilluar publiku është i vetëdijësuar dhe i prirur që të kërkoj transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet shtetërore ose lokale, por kjo nuk ndodhë në Maqedoni. Intelektualët që shkruajnë dhe flasin të vërtetën shihen si ‘budallenjë’ që luftojnë me mullinjtë e erës.
Ka edhe ca intelektual që paguhen për të shtrembëruar realitetin. Këta persona tani po quhen Spin doctors, apo më mirë me thanë mashtrues dhe gënjeshtar që mbulojnë dështimet e politikës së degraduar dhe degjeneruar.

Mediat sociale në fillim u krijuan për tu shfrytëzuar nga njerëzit për socializim me të tjerët. Por tani po i përdorë fuqishëm politika, por edhe bizneset si metodë e re e komunikimit për të arritur më shpejtë dhe më lehtë te konsumatorët.

Të ashtuquajturat “media sociale”, si Facebook apo Tëitter, janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik
Për çdo cikël zgjedhor në vende të ndryshme, roli dhe ndikimi i internetit ka ardhur duke u rritur.

Fushatat politike dikur mbështeteshin tek fjalimet, tubimet dhe gazetat për të komunikuar dhe për të motivuar votuesit. Më pas, radioja dhe televizioni bënë të mundur që të flitej me të gjithë, shpejt dhe në të njëjtën kohë. Sot, fushatat mund të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë të menjëhershme dhe me komunikim të ndërsjelltë, nëpërmjet të ashtuquajturave “media sociale” të internetit. Muhamer Pajaziti(INA)

Të fundit