17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janakieski kërkon të lirohet: Unë nuk jam fajtor për dhunën në Kuvend

Ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili akuzohet si organizator i ndërhyrjes në Parlament në 27 Prill, kërkoi pafajësinë.

Ai u betua se nuk kontribuoi në ngjarjen e përgjakshme.

Janakieski tha se ai ishte në paraburgim për rrethana për të cilat tani prokurorja Vilma Ruskovska u tha mediave se nuk ka prova. Ai pret të lirohet nga të gjitha akuzat.

“Ne ishim në paraburgim me Spiren për këtë rast. As motivet pse na rrahën nuk u gjetën për atë ngjarje, as nuk u zbulua e vërteta për 27 prillin”, tha Janakieski.

Lidhur me mesazhet e shkëmbyera me ish-Ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në të cilën ajo kërkoi nga Janakieski të bërtas, i akuzuari tha:

“Me të bërtitura i thirra të pranishmit para Parkut të Gruas Luftëtare që të hynë në Kuvend?”.

Ai thotë se ashtu si gjatë gjykimit, ende nuk e mohon që ka dhënë mendime për figura publike që ishin folës, por nuk ishte organizatori i protestave të “Për një Maqedoni të përbashkët”.

Në fjalën e tij përfundimtare, Janakieski tha se supozimet janë bërë në bazë të mesazheve dhe theksoi se aktakuza është bazuar në trillime, dëshmi të rreme dhe supozime rreth fajit./Telegrafi/

Të fundit