22/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Do të sillet ligj i ri për ndërtim

Do të sillet ligj i ri për ndërtimin, për të cilin tani më është përgatitur draf-versioni dhe në vijim janë konsultimet me publikun profesionist. Me këtë ligj parashikohet, ndër të tjera, shkurtimi i procedurave për dhënien e akteve për ndërtim me vendosjen e procedurës së unifikuar për të gjitha llojet e akteve, heqjen e numrit të tepruar të mendimeve pozitive dhe pëlqimeve për ndërtim, si dhe kategorizimin e të gjitha ndërtimeve”.

Këtë sot e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, i cili shtoi se nevoja nga sjellja e ligjit të ri rrjedh nga fakti se ai aktual është ndryshuar më shumë se 30 herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mundësia për të ndryshuar ligjin ekzistues me ndryshime nuk është e pranueshme sepse këto janë vendime të gabuara që janë marrë për një dekadë dhe që kompromentojnë praktikisht çdo nen të ligjit. Miratimi i një ligji të ri për ndërtimin, i cili në një mënyrë moderne, profesionale dhe të orientuar drejt Evropës, do të rregullojë çështjen e ndërtimit dhe do të mundësojë zhvillimin hapësinor dhe ekonomik të vendit, është opsioni i vetëm i pranueshëm për zgjidhjen e situatës në industri”, theksoi Boçvarski.

Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme në zgjidhjen e re ligjore është gjetja e të gjithëve – si ata në shumëkatëshe dhe ato të inxhinierisë civile, si dhe çdo fushë që punon në këtë sektor./Telegrafi/

Të fundit