25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë zgjedhur mbi 36.000 fitues të biletave falas për udhëtim përmes iniciativës “Eksploro BE-në”

Në kuadër të nismës “Eksploro BE-në”, financuar nga programi “Erasmus+”, janë përzgjedhur gjithsej 36.318 të rinj evropianë të moshës 18 vjeç, të cilët do të përfitojnë bileta udhëtimi falas, për të njohur diversitetin e Evropës, të informohen për trashëgiminë dhe historinë e saj kulturore dhe për t’u lidhur me njerëz nga i gjithë kontinenti.

“Udhëtarët e zgjedhur nëpër Evropë” janë midis 144,038 të rinjve që aplikuan në konkursin “Eksploro BE” të shpallur tetorin e kaluar.

Fituesit e biletave falas do të mund t’i përdorin ato për të udhëtuar nëpër Evropë, kryesisht me tren, midis marsit 2024 dhe majit 2025.

Sipas Komisioneres Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë Iliana Ivanova, nisma “Explore the EU” ofron mundësi unike për të shkuar në një udhëtim të paharrueshëm nëpër vendet evropiane, ku “çdo ndalesë krijon marrëdhënie të reja dhe nxjerr në pah shumë aspekte të bukuria të Evropës”.

“U them të gjithë aventurierëve të rinj që po nisin këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm: çdo vend le të zgjerojë këndvështrimin tuaj, çdo ndërveprim le të pasurojë shpirtin tuaj dhe çdo takim le të lërë një kujtim të qëndrueshëm”, shtoi Ivanova.

Të drejtën për të marrë pjesë në këtë konkurs të “Eksploro BE-në” kishin të rinjtë nga vendet e përfshira në programin “Erasmus+”, ndër të cilët është edhe Maqedonia e Veriut, e lindur mes 1 janarit e deri më 31 dhjetor 2005.

Nisma “Exploro BE-në”, përveç dhënies së biletave falas, përfshin edhe trajnime informuese para nisjes së udhëtimeve dhe shoqërim nëpër Evropë.

Të fundit