06/05/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Joveski konfirmon: Ka të dyshuar për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski, në një deklaratë për Tv24 Vesti, ka konfirmuar edhe një herë informacionet e javës së kaluar, se për tragjedinë me spitalin modular në Tetovë, ka disa të dyshuar, përcjellë Zhurnal.

Edhe ai pajtohet me opinionin se fajtor është thjeshtë një kabllo vazhdues e askush të mos përgjigjet për këtë.

“Nuk mund të thuhet se kablloja është fajtor dhe askush të mos përgjigjet. Opinioni është i njoftuar se Prokuroria po udhëheqë procedurë për këtë rast. Duhet ta kuptoni se bëhet fjalë për tragjedi të madhe, për humbjen e shumë jetëve të qytetarëve tanë, se Prokuroria ka ndërmarë shumë veprime. Janë dëgjuar mbi 40 dëshmitarë”, thotë ai.

Në pyetjen pse kaq shumë po zgjatë ky proces, Joveski tha se pikërisht lënda komplekse kërkon kohë dhe ditëve në vijim do të ngriten akuza.

Nga Prokuroria në Tetovë jozyrtarisht paralajmërohet se do të ngriten padi kundër katër personave, një personi juridik dhe tre personave fizik.

Gjatë ditëve në vijim, pritet që lënda të dorëzohet në Gjykatën e Tetovës, ndërsa pas përfundimit të hetimit, do të ngriten katër paditë.

Gjatë hetimit, mbi 30 mjekë dhe motra medicinale janë ftuar për të dhënë deklaratat e tyre, ndërsa kanë dëshmuar edhe dëshmitarë okularë, persona që kanë qëlluar në afërsi në momentet kur është shkaktuar zjarri.

Në hetim morën pjesë dhe ekspertë gjermanë të cilët para tre muajve e dorëzuan raportin për zjarrin që ndodhi më 8 shtator vitin e kaluar, e jetën e humbën gjithsej 14 persona./Zhurnal.mk

Të fundit