21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka ndërruar jetë 37-vjeçarja edhe viktima e tretë në aksidentin në magjistralen Shtip – Miladinovci

Rritet numri i viktimave në aksidentin e rëndë trafiku, i cili ndodhi në magjistralen Shtip-Miladinovci, rreth gjysmë kilometër nga pik pagesa  rrugore  afër fshatit Kadrifakovë. Zëdhënësja e SVR-Shtip, Gordana Panajotova, thotë se nga Spitali Klinik-Shtip kanë marrë njoftim se lëndimeve të rënda iu ka nënshtruar edhe një grua 37-vjeçare.

Një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare kanë humbur jetën në vendngjarje nga përplasja e dy automjeteve. Numri i viktimave në aksidentin e trafikut është tre, ndërsa aktualisht katër persona të lënduar janë të hospitalizuar në Spitalin klinik të Shtipit.

Komunikacioni në këtë pjesë nga Shtipi deri te kryqëzimi afër Kadrifakovës është i ndërprerë dhe komunikacioni zhvillohet në rrugën e vjetër rajonale.

Të fundit