27/07/2024
27.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka ndërruar jetë vajza që u godit nga automjeti në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup

Vajza e cila u godit pardje në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndërruar jetë.

“Në datën 30.08.2023 rreth orës 22:30,është raportuar në SPB se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup  një automjet “Alfa Romeo”  me targa të Shkupit ka goditur një të mitur nga Shkupi, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. E mitura është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka plagë të rënda. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar të dyshuarit”, thuhej në raportin e MPB-së për aksidentin.

Të fundit