17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej 1 deri më 5 shtator, afati i dytë për aplikimin e racionit studentor të subvencionuar

Studentët e viteve të dyta dhe më të larta, të cilët kanë humbur afatin e parë të aplikimit për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2023-2024, mund të dorëzojnë aplikimin prej datës 1 deri më 5 shtator. Aplikimi bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe pas përfundimit të afatit për regjistrim kandidatët do të marrin njoftim. Mandej, nga Sparkase Bank, si bankë me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës, studentët do të thirren për të lidhur marrëveshje për hapjen e llogarisë së veçantë, në lidhje me kartelë pagesë.

Aplikimi për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk kanë regjistruar në semestrin veror do të zgjasë, prej datës 27 shtator deri më 2 tetor.

Të fundit