27/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

Pas 17 viteve pritje, vendi ynë i filloi bisedimet për anëtarësim në BE, e zbaton me sukses procesin e skriningut i cili do të përfundojë së shpejti. Kemi mundësi historike, me mbështetje të fuqishme nga BE-ja dhe SHBA-ja, ta vazhdojmë rrugën evropiane dhe të realizojmë edhe një qëllim strategjik: anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, theksoi në konferencën e sotme për media, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.

Kaevski potencoi se përgjegjësi para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit kanë të gjithë 120 deputetët dhe partitë politike, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në.

“Zgjedhja është integrimi në BE ose izolimi. Nuk ka opsion tjetër e as mundësi që të marrim përgjigje më të mirë nga kjo që e kemi. Ndërsa qytetarët e panë se si duket izolimi nga viti 2006 deri në vitin 2016, shtet i robëruar pa perspektivë, regjim, vend i prapambetur i cili nuk përparon”, tha ai.

Kaevski theksoi se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski qëndron para vendimit: a do ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE ose do ta ndjekë rrugën e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.

“Gruevski 11 vite e bllokoi rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë drejt BE-së që në fund të ikë nga shteti i përballur me përgjegjësinë për krimin. Me ditë të tëra Miskovski hesht për vendimin e tij. Por, do të presim deri në takimin e liderëve të shohim nëse atë për të cilën flet publikisht do ta thotë edhe aty. Tashmë javën e ardhshme do të bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut të BE-së në bllokun antievropian me partinë E majta”, tha Kaevski. 

Të fundit